Lexoje me poshte kontraten paraprakisht. Shkarko Kontraten Format PDF;


KONTRATE PER SHERBIMIN AKSES NE INTERNET

“Kristjan Juhasz –PERSON FIZIK” (ISP SKY)

NR.__________                 DATE.__________________

 

Emri i Operatorit: Kristjan Juhasz –PERSON FIZIK” (ISP SKY), Rajoni/Zona Tirane Operator i Sherbimit Internet qe me poshte do te quhet OPERATOR, me seli ne adresën: Rr. Arberit, pallati 23, kati 1, Tirane, i perfaqesuar nga Z. Kristjan Juhasz ,

Dhe

________________________________________, me

adresë…………………………………………………………….. , perfaqsuar nga Z/Znj,________________

………………………………………………………………………. me dokument identifikimi  Nr. _________

……………………………………………………………………….. që më poshtë do të quhet PAJTIMTAR.

BAZA LIGJORE

Kjo Kontrate hartohet ne zbatim te :

  1. Ligjit Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligjit Nr. 9902 datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”;
  3. Ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
  4. Ligje dhe akte nënligjore që rregullojnë këtë marrëdhënie në Republikën e Shqipërisë.

KUSHTE TË KONTRATËS

Neni 1. OBJEKTI KONTRATËS

Ofrimi i Shërbimit Internet nga Operatori nëpërmjet rrjetit të tij të telekomunikacioneve me specifikimet e dhena ne aneks.

Neni 2 Tarifat

  1. Shërbimi, parametrat kryesorë të cilësisë dhe tarifa, të ofruara nga Operatori dhe të pranuara nga Pajtimtari, paraqiten në Aneksin e kësaj Kontrate dhe janë pjesë integrale e Kontratës së nënshkruar midis palëve.
  2. Tarifat e Shërbimeve janë objekt ndryshimi, të cilat vendosen dhe publikohen sipas kërkesave të ligjit Nr.9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 3 DETYRIMET

  • OPERATORI DETYROHET :

3.1.1    Të mundësojë ofrimin e Shërbimit Internet për Pajtimtarin të pandërprerë 24 në 24 orë      e me  cilësi, si dhe të sigurojë shpejtësinë e transmetimit të përcaktuar në nenin 1.

  • Të aktivizojë ofrimin e Shërbimit Internet brenda dy diteve pune nga data e nenshkrimit te kontrates.
  • Të evidentojë ankesat dhe shqetësimet  e Pajtimtarit dhe ta informojë atë për zgjidhjen e mundshme të tyre brenda 3 (tre) ditëve pune.
  • Të riparojë defektet teknike dhe të rivendosë ofrimin e shërbimit brenda 3 (tre) ditëve kalendarike, llogaritur nga momenti i njoftimit në numrat e informacionit të Operatorit.
  • Të riaktivizojë shërbimin brenda 24 (njëzetekatër) orëve, nga momenti që Pajtimtari ka shlyer të gjitha detyrimet financiare të prapambetura.
  • Të njoftojë nëpërmjet medias dhe afishimeve, pranë njësisë ankimore e zyrave të tij, çdo ndryshim të tarifave të Shërbimit Internet, jo më vonë se 15 ditë kalendarike, përpara zbatimit të tyre.
  • Pas kërkesës me shkrim, të bëjë ndryshimin e paketës Internet ose shpejtësisë së transmetimit ditën e fundit përpara nxjerrjes së faturës mujore.
  • Pas kërkesës me shkrim për prishje kontrate, të bëjë ndërprerjen e Shërbimit Internet ditën e fundit përpara nxjerrjes së faturës mujore.
  • Operatori nuk mban përgjegjësi për problemet apo defektet që mund të vijnë si pasojë e përdorimit të Internetit në mënyrë të pavarur nga Pajtimtari si psh. hapjes së faqeve të ndryshme Interneti, shkarkimit të programeve nga Interneti, dëmtimi nga viruset, aplikimi i formave të pagesave online etj.
  • Të njoftojë Pajtimtarin për modifikime të kësaj Kontrate jo më vonë se 30 ditë përpara datës së hyrjes në fuqi të këtyre modifikimeve.
  • Të përgatisë, Kontratën dhe gjithë elementet e saj, në format të printuar, lehtësisht të lexueshëm dhe të kuptueshem.
  • Me kërkesën e Pajtimtarit, bën Kontratën të disponueshme për Pajtimtarin në format të përshtshëm për të plotësuar nevojat e personave me aftësi të kufizuara shikimi.
  • T’i japë Pajtimtarit një shpjegim të hollësishëm të të gjitha kushteve të përdorimit dhe kontratës para  nënshkrimit të kontrates.
  • T’i japë Pajtimtarit informacion të detajuar për programet tarifore që mund të zgjedhë Pajtimtari, duke i dhënë mundësinë e krahasimit midis tyre, përfshirë:
    1. informacion të plotë dhe të qartë, për paketat tarifore dhe ofertat promocionale apo speciale si zbritjet e tarifave, përdorim i pakufizuar i Internetit, duke specifikuar midis të tjerave çfarë përfshihet në paketë/ofertë dhe çfarë nuk përfshihet në to, afatet kohore të ofertave dhe efektet e tejkalimit të tyre, përfshirë tarifat e aplikuara.
    2. Sistemin tarifor të aplikuar për shërbimet si kufizime të përdorimit, mënyra e tarifimit pas tejkalimit të kufizimit, njësia e matjes për tarifimin (p.sh.sekonda,intervale kohore, M/byte etj), ndryshimi i tarifës me kohëzgjatjen, koha e kryerjes së thirrjes (peak/off peak) dhe intervalet përktëse kohore të tyre, etj
  • Shërbimet shtesë të përfshira në paketën e zgjedhur
  1. Informacion për cilësinë e shërbimeve të ofruara/zgjedhura përfshirë informacion dhe sqarime për shpejtësinë e Internetit..
  • Të mos refuzojë lidhjen në rrjet të pajisjeve fundore që janë në përputhje me Ligjin nr. 9918 dhe aktet nën-ligjore të tij.
  • Te aplikoje rritjen e tarifes se nje apo me shume sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate, vetem pas ezaurimit te procesit te njoftimit te pajtimtarit nga Operatori:

–     Nepermjet njoftimit individual (mund te jete edhe me SMS apo telefonate nepermjet Call Center-Sherbimi i klientit)  te pakten 30 (tridhjet) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre, ne rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga Operatori. Njoftimi individual duhet te perfshije adresen se ku jane publikuar rritjet e tarifave, ne rast se njoftimi nuk permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve;

  • Nepermjet mjeteve te informimit publik, jo me pak se 7 (shtate) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre dhe ky njoftim duhet te behet per jo me pak se 3 (tre) dite rrjesht, ne rastin kur rritja e tarifave eshte miratuar nga AKEP me nje vendim te vecante.
    • Te aplikoje automatikisht edhe pa njoftim uljen e tarifes te nje apo me shume sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate,brenda paketes se zgjedhur ne Aneks.
    • Te mos vendose detyrim financiar per rilidhje ne rrjet nese nderpreja e sherbimit eshte kryer per shkak te gabimeve te Operatorit.
    • Sipas kerkeses se pajtimtarit, ne perputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator ne fuqi, te lejoje perdorimin e sherbimit te Internetit te ofruar nga sipermarres te tjere.
    • Per kufizimet apo per nderprerjet e sherbimit, te cilat zgjasin me shume se 30 min, Operatori ka detyrimin te  vere ne dijeni AKEP–in dhe  Ky njoftim  behet :
      1. te pakten 48 ore me pare, ne rast te nje permiresimi, modernizimi ose mirembajtje te rrjetit;
      2. sa me shpejt te jete e mundur, por jo me vone se 48 ore, pas ndodhjes se kufizimit apo nderprerjes se shkaktuar nga defekte apo demtime te rrjetit.
    • Të kryeje njoftimin e pajtimtarit me mjete elektronike (si p.sh. mesazh në PC) jo më pak se 3 (tre) ditë rresht para arritjes së nivelit të kufizimit “download’/’upload” të përcaktuar në Aneksin 1 të Kontratës;
    • Operatori ka detyrim qe ne faqen kryesore te website zyrtar te tij te ofroje nje instrument matje shpejtesie te aksesit internet per pajtimtaret e vet. Matesi i shpejtesise ofron mundesine per te matur te pakten:
  1. Download speed (shpejtesine e shkarkimit) ne Mbps ose Kbps;
  2. Upload speed (shpejtesine e ngarkimit) ne Mbps ose Kbps;
  3. Latency (vonesen e lidhjes) ne milisekonda.
  • PAJTIMTARI DETYROHET

 Te siguroje me shpenzimet e tij pajisjet (Modem dhe Spliter) per lidhjen e Sherbimit Internet.

  • Te kryeje pagesen per sherbimin e ofruar, sipas menyres dhe afateve te percaktuara ne nenin 6 te Kontrates.
  • Te likujdoje te gjitha detyrimet financiare ndaj Operatorit, deri ne momentin e prishjes se kesaj Kontrate.
  • Te mos perdore sherbimin e ofruar per qellime ilegale dhe per te kryer vepra qe bien ne kundershtim me Legjislacionin Shqiptar.
  • Te mos perdore sherbimin Internet per qellime rishitje.
  • Te mos transferoje sherbimin ne palet e treta.
  • Te lidhe ne rrjet vetem pajisje te certifikuara dhe te sigurohet qe teknologjia e tyre eshte e pershtatshme me ate qe kerkohet ne sherbimin Internet te Operatorit.

Neni 4. TE DREJTAT

  • OPERATORI KA TE DREJTE
    • T’i nderprese ofrimin e Sherbimit Internet Pajtimtarit, i cili nuk ka zbatuar detyrimet qe rrjedhin nga pikat 3.2.2 -3.2.7.
    • Te nderprese sherbimin ne menyre te njeanshme, duke njoftuar te pakten 24 ore me perpara, per qellime mirembajtje dhe permiresimin e sherbimit. Kohezgjatja e nderprerjes te jete jo me shume se 48 ore:
    • Te ndryshoje tarifat e ofrimit te Sherbimit Internet gjate vlefshmerise se kesaj kontrate.
    • Te modifikoje elementet e Kontrates, duke njoftuar pajtimtaret jo me pak se 30 dite perpara hyrjes ne fuqi te modifikimeve.
  • PAJTIMTARI KA TE DREJTE.
    • Te perdore pa kufizim Sherbimin Internet ne perputhje me termat e kesaj kontrate.
    • Te kerkoje me shkrim ndryshime te tipit te paketes, shpejtesise se transmetimit apo te adreses (vendodhjes), per te cilat palet bien dakort.
    • Te kerkoje me shkrim prishje te kontrates ne menyre te njeanshme.
    • Te ndryshoje ne cdo kohe sherbimet e zgjedhura  ne aneksin e kesaj kontrate nepermjet  nje kerkese/njoftimi  me shkrim.
    • Të informohet nga Operatori për të gjitha modifikimet e propozuara në kushtet e kontratës së pajtimtarit, brenda një periudhe kohore jo më vonë se 30 ditë përpara datës së propozuar për hyrjen në fuqi të këtyre modifikimeve, sipas percaktimeve ne nenin 10.
    • Te anullojë kontratën në rast se nuk është dakord me modifikimin e kushteve te saj (perfshire rritjen e tarifave), duke njoftuar Operatorin me shkrim ose prane zyrave te tij, para afatit te hyrjes ne fuqi te tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kontratës së vjetër.
    • Pajtimtari, pavaresisht peraktimeve ne kete Kontrate, zoteron te gjitha te drejtat qe i jep legjislacioni dhe kuadri nen-ligjor shqiptar ne fuqi, vecanerisht Ligji nr. 9918, Ligji nr. 9902, Ligji nr. 9887.


Neni 5
FATURIMI

5.1   Faturimi per Pajtimtarin mujor do te behet me parapagim.

5.2  Faturimi i pajtimit mujor:

  1. do te perfshihet cdo muaj (si ze me vete) ne faturen e sherbimit telefonik  te muajit paraardhes, nese Pajtimtari perfiton nga Operatori sherbimin publik telefonik fiks,ose
  2. do te kryhet me fature te vecante nese Pajtimtari nuk perfiton nga Operatori sherbimin publik telefonik fiks.

Ne te dy rastet, fatura do te dergohet ne njesine perkatese arketimore te Operatorit dhe i dorëzohet Pajtimtarit në vendin e banimit, në mënyrë zyrtare (me postë ose dorazi) dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike përpara afatit të pagesës së saj.

  • Faturimi per mbipagesen do te behet ne faturen e muajit pasardhes.
  • Ne faturen e derguar Pajtimtarit, pervec vlerave te detyrimeve, Operatori perfshin:
  • Afatin e pageses se fatures;
  • Menyren dhe vendin e pageses se fatures;
  • Pagesat shtese;
  • Sanskionet ne rast moshlyerje te detyrimeve (kamat-vonesat, nderpreje, kufizim te sherbimeve etj);
  • Numer kontakti te Operatorit per Kujdes ndaj Klientit per informacion per faturen (thirrjet drejt ketij numri jane pa pagese ose me kosto jo me te larte se nje thirrje lokale).

Neni 6. KRYERJA E PAGESAVE

 Detyrimet financiare te Pajtimtarit ndaj Operatorit kryhen si me poshte:

  • Per vleren e instalimit, me LEK ne dore, vetem njehere, prane arkes se Operatorit ose  me Urdher-Xhirimi ne emer dhe ne favor te Operatorit, sipas percaktimeve ne faturen e leshuar, ne momentin e firmosjes se kesaj Kontrate, referuar tarifave te percaktuara ne Aneks-Kontrate.
  • Per vleren e pajtimit mujor menjehere me ofrimin e sherbimit:
  1. me faturen mujore te sherbimit telefonik, sipas nenit 6.1.b te “Kontrates se Pajtimit” ne rrjetin telefonik publik te Operatorit, në rast se Pajtimtari Perfiton nga Operatori sherbimin publik telefonik fiks,ose
  2. Sipas afateve te fatures se vecante nese Pajtimtari nuk perfiton nga operatori sherbimin publik telefonik fiks;
  3. per muajin e pare, me lek ne dore prane arkes se Operatorit, ne momentin e firmosjes se kesaj Kontrate, sipas diteve kalendarike, duke fillur 2 dite pas dates se nenshkrimit te saj deri ne diten e fundit perpara nxjerjes se fatures mujore te sherbimit telefonik.
  • Detyrimet sipas pikes 6.2 duhet te shlyhen brenda 30 (tridhjete) diteve kalendarike te llogaritura nga dita e fundit e muajit te faturuar.
  • Date pagese do te konsiderohet:
  1. Data e shenuar ne mandat arketimi, ne rastin kur pagesa kryhet me LEK ne dore prane njesise arketimore te Operatorit.
  2. Data e prekjes se llogarise bankare likujduese te Operatorit, ne rastin kur pagesa kryhet me Urdher-Xhirimi bankar.

Neni 7   SANKSIONET

 Në rast se shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë së parashikuar në kontratë dhe/ose Operatori vonon riparimin e difekteve ne rrjetin e tij te telekomunikacioneve, tej afateve te percaktuara ne pikat 3.1.4 te kesaj Kontrate, atehere ai detyrohet t’i zbrese fatures se muajit ne vijim 3% se tarifes se pajtimit mujor (me TVSH), per cdo dite mungese cilesie/vonese riparimi difekti, por jo me shume se vlera e tarifes se pajtimit mujor (me TVSH).

  • Ne rast se Pajtimtari vonon pagesen e vleftes se fatures mujore tej afateve te percaktuara ne piken 6.3 te kesaj Kontrate, atehere:
  1. Deri ne daten 15 te muajit pasardhes, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje Operatorit kamate ne masen 0.5 % te vleres se fatures mujore te papaguar per cdo dite vonese.
  2. Ne daten 16 te muajit pasardhes Pajtimtarit i nderpritet ofrimi i sherbimit. Nga data 16 deri ne diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore te muajit pasardhes negociohet per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, kryerjen e pageses se fatures mujore, kamat vonesat etj.
  3. Nese pas perfundimit te afatit sipas pikes 7.2/b mosmarreveshjet nuk zgjidhen atehere ceshtja kalon per zgjidhje ne Gjykaten e Rrethit.
  4. Diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore te muajit pasardhes,
    Kontrata quhet e nderprere.

    • Ne rast se Pajtimtari nuk kryen pagesen e fatures sipas afatit te saj, Operatori ka te drejte te ndermarre masa kufizuese te ofrimi te sherbimit per Pajtimtarin:
  5. Operatori, brenda 15 diteve pas afatit te pageses, do te njoftoje Pajtimtarin me shkrim shkrim ose me SMS/telefonate neprmjet Call Center (kujdesi per klientin) per plotesimin e detyrimit te pageses apo detyrimeve te tjera kontratore, brenda nje afati te arsyeshem, jo me pak se 15 dite, te percaktuar nga Operatori si dhe  duke e paralajmeruar Pajtimtarin per masat kufizuese qe mund te ndermarre Operatori.
  6. Ne rast se Pajtimatri nuk kryen pagesen apo nuk permbush detyrimet kontraktore brenda 30 diteve nga afati i pageses se fatures, Operatori ka te drejte te kufizoje apo nderprese perkohesisht ofrimin e sherbimeve. Ne kete rast, Operatori  do te dergoje nje njoftim per palajmerimin e fundit dhe/ose fillimin e masave kufizuese/nderprerjes te perkoheshme apo perfundimtare.
  7. Ne rast se Pajtimtari nuk ka paguar detyrimin 60 dite pas afatit te pageses se fatures, Operatori ka te drejte te nderprese kontraten ne menyre te njeanshme, duke i derguar njoftim Pajtimtarit 10 dite perpara nderprejes. Pas kesaj date me shlyerjen e te gjitha detyrimeve ndaj Operatorit, Pajtimtari ka te drejte te rilidhe Kontraten e Pajtimit.
  • Operatori nuk eshte i detyruar te njoftoje paraparakisht Pajtimtarin per masat e marra ne rast se shkelja e evidentuar e kontrates:
    1. perben nje kercenim serioz te rendit e sigurise publike, shendetit e mjedisit;
    2. shkakton nje demtim serioz fizik, material ose funksional te rrjetit
  • Nese eshte teknikisht e mundshme, Operatori eshte i detyruar te kufizoje aksesin vetem per ato sherbime qe Pajtimtari ka shkelur kushtet e kontrates, pervec rasteve kur Pajtimtari abuzon, ose ne menyre te perseritur kryen me vonese ose nuk paguan faturat.
  • Ne cdo rast kur Pajtimtari vonon pagesen e vleres se fatures, tej afateve te percaktuara ne fature, dhe brenda ketij afati nuk ka bere ankese me shkrim per faturen, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje Operatorit kamate ne masen 0.5% te fatures mujore te papaguar, per cdo dite vonese ne pagim nga afati i pageses se percaktuar ne fature.
  • Ne rast se Pajtimtari, ka bere ankese me shkrim per faturen, para afatit te pageses, atehere:
  1. Operatori ka detyrimin te trajtoje ankesen dhe ktheje pergjigje sipas percaktimeve te kesaj kontrate.
  2. Operatori mund te mos aplikoje masat kufizuese te referuara me siper.

Neni 8  PRISHJA E NJEANSHME E KONTRATES

 Operatori mund te prishe kontraten ne menyre te njeanshme kur Pajtimtari nuk shlyhen pagesat e fatures sipas nenit 6 te kesaj Kontrate.

  • Pajtimtari ka te drejte ta quaj kete Kontrate te prishur diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore pavarsisht nga data e paraqitjes se kerkeses se tij me shkrim.
  • Pajtimtari ka te drejte te zgjidhe Kontraten ne menyre te njeanshme dhe pa kosto shtese, ne rastet e modifikimit/zevendesimit te kontrates, nese nuk eshte dakort me kushtet e reja perfshire:
  • rritje te tarifes se nje apo me shume sherbimeve;
  • perkeqesim te treguesve te cilesise se sherbimit nga Operatori

Zgjidhja e kontrates nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kontratës së vjetër. Ne keto raste pajtimatri duhet te njftoje Operatorin sipas peraktimeve te nenit 10.

Neni 9   KUSHTE TE PERGJITHSHME

 Kjo Kontrate hartohet dhe interpretohet nga Palet ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore te Republikes se Shqiperise.

  • Mosmarrëveshjet që lindin ndërmjet palëve zgjidhen sipas percaktimeve ne Udhezuesin e Mosmarrveshjeve me pajtimtarin te dhena si Aneks i kesaj Kontrate. Ne rast se palet nuk arrijne të zgjidhin mosmarrveshjen me mirëkuptim, secila mund ti drejtohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit ku është lidhur Kontrata.

9.3 Kjo Kontrate hyn ne fuqi ne diten e nenshkrimit te saj nga palet.

  • Kjo kontrate lidhet per nje afat te percaktuar prej 12 (dymbedhjete) muajsh duke filluar nga data e nenshkrimit te kontrates prej pajtimtarit.
  • Nese pajtimtari nuk ka njoftuar Operatorin me shkrim ose ne zyrat e tij, se nuk deshiron vazhdimin e kontrates pertej afatit 12 (dymbedhjete)  mujor, kontrata kthehet ne kontrate me afat te pacaktuar.

9.6. Pas kalimit te afatit fillestar prej 12 muajsh, pajtimtari mund ta zgjidhe kontraten duke njoftuar me shkrim Operatorin per kete ose me deklarim ne dyqanet e operatorit. Operatori do ta zgjidhe kontraten ne fund te muajit ne vazhdim, por asnjehere me vone se 30 (tridhjet) dite nga marrja e njoftimit nga ana e Operatorit. Ne rast se kontrata zgjidhet gjate muajit, tarifa mujore e pajtimit do te paguhet deri ne fund te muajit kalendarik gjate te cilit eshte zgjidhur kontrata.

9.7 Ne cdo rast zgjidhjeje te kesaj Kontrate duhet te shlyhen te gjitha detyrimet e Pajtimtarit kundrejt Operatorit.

  • Ne rast zgjidhjeje te Kontrates per shkak te mosshlyerjes se detyrimeve nga ana e Pajtimtarit, ai qofte personalisht, qofte si person juridik do te humbase te drejten te lidhe nje kontrate tjeter me Operatorin pa shlyer me pare detyrimet e tij te prapambetura ndaj Operatorit. Operatori do te ruaje te drejten e tij per te kerkuar sipas ligjit pagimin e detyrimeve te pashlyera.
  • Secila pale ka te drejte te kerkoje prishjen e njeanshme te kontrates, sipas percaktimeve te dhena ne kete kontrate.

Neni 10. MODIFIKIMI

  • Percaktimet e kesaj Kontrate dhe Udhezuesi per Zgjidhjen e Mosmarreveshjeve perbejne Termat e Pergjithshme te Kontrates se lidhur midis Operatorit dhe Pajtimtarit, dhe jane miratuar me Vendim te Keshillit Drejtues te AKEP.
  • Termat e Pergjithshme te Kontrates mund te modifikohen apo zevendesohen vetem pas miratimit te ndryshimeve nga AKEP.
  • Per cdo modikim/zevendesim te kushteve te pergjithshme, reduktimi te sherbimeve/cilesise dhe rritje te tarifave te sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari, Operatori duhet:
  • Te njoftoje Pajtimtarin nepermjet njoftimit individual (mund te jete edhe me SMS apo me telefon nepermjet Call Center-Sherbimi i klientit) te pakten 30 (tridhjet) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre. Njoftimi individual duhet te perfshije adresen se ku jane publikuar ndryshimet/termat e reja, ne rast se njoftimi nuk permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve;
  • te njoftoje pajtimtaret nepermjet mjeteve te informimit publik, jo me pak se 7 (shtate) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre dhe ky njoftim duhet te behet per jo me pak se 3 (tre) dite rrjesht, ne rastin kur rritja e tarifave eshte miratuar nga AKEP me nje vendim te vecante.
    • Permiresimi i sherbimeve per pajtimtarin si ulja e tarifave dhe rritja e cilesise/sherbimeve mund te aplikohen nga Operatori pa qene nevoja e njoftimit.
    • Ndryshimet e cituara ne piken 10.3, hyjne ne fuqi ne daten e percaktuar nga AKEP (ne rast se ato jane objekt miratimi nga AKEP) ose nga Operatori.
    • Ne rast se pajtimtari nuk njofton me shkrim Operatorin, sipas pikes 10.7, pajtimtari konsiderohet se i pranon ne heshtje ndryshimet dhe efektet e ndryshimeve zbatohen nga data e hyrjes ne fuqi te tyre pa qene i detyrueshem nenshkrimi i tyre (te nje amendamenti apo kontrates se re) nga te dy palet . Palet kane te drejte te neshkruajne amendamentet apo kontraten e re, ne cdo kohe para apo pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve.
    • Në rast se pajtimtari nuk është dakord me modifikimin e kushteve te kontrates (perfshire rritjen e tarifave) te cituar ne piken 10.3, pajtimtari ka te drejte te mos pranoje modifikimin/zevendesimin e kontrates dhe ta anulojë kontratën duke njoftuar Operatorin me shkrim ose ne zyrat e tij, para afatit te hyrjes ne fuqi te tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do të heqë detyrimet që pajtimtari ka në bazë të kontratës së vjetër.

 Kjo kontrate dhe gjithe elementet e saj hartohet ne 2 (dy) kopje te njevlefshme ne gjuhen shqipe, nga te cilat 1 (nje) kopje e mban Operatori dhe 1 (nje) kopje i dorezohet Pajtimtarit. Te dy kopjet nenshkruhen nga te dy palet.

Me ane te ketij nenshkrimi vertetoj se i kam lexuar, kuptuar dhe pranuar kushtet dhe termat e kesaj kontrate.

Neni 10. ADRESA (Kontaktet) :

________________                                                                                        PAJTIMTARI:

Rajoni/ Zona                                                                                            ……………………………………..

Adresa:                                                                                                     …………………………………….

NIPT:                                                                                                       …………………………………….

 

Kodi Fiskal:                                                                                             …………………………………….

 

ANEKSI nr.1                                                                                            

 Tabela e sherbimeve dhe tarifave

  1. Parametrat cilesore teknike:

A.1 – Shpejtësia e transmetimit te te dhenave:

  1. Shpejtesia nominale/maksimale e transmetimit te te dhenave:
  2. Download __________ Kbps/Mbps
  3. Upload __________ Kbps/Mbps
  4. Shpejtesia minimale e garantuar e transmetimit te te dhenave:
  5. Po, garantojme minimalisht ______ Kbps/Mbps
  6. Jo, nuk garantojme shpejtesi minimale pasi ofrimi i sherbimit bazohet ne perpjekjet me te mira (best effort).

A.2 – Parametrat cilesore administrative:

  1. Koha per realizimin e lidhjes se aksesit ne internet _______ (dite kalendarike)
  2. Koha e riparimit te defekteve __________ (ore)
  3. Koha e zgjidhjes se ankesave te perdoruesve _____ (ore)

Shenim: Ky aneks ka pesuar ndryshime sipas Vendimit Nr. 2165 date 12.10.2012 ter Keshillit Drejtues te AKEP.

ANEKSI NR. 2

 UDHEZUES PER ZGJIDHJEN E ANKESAVE

 Ankesat mund te paraqiten :

  • Nepermjet numrit te shkurtuar _____per “Difekte teknke”
  • Nepermjet numrit te shkurtuar _____per “Asistence teknike per sherbimin Internet”
  • Nepermjet sporteleve te Operatorit ku merret deklarim shkresor per ankesen.
  • Nepermjet postes per ankesa te ndryshme.
  • Me email ne adresen :___________________
  • Me fax ne numrin : ______________
  • Afati i paraqitjes se ankesave eshte:
  • Ankesat per “Difekte Teknike” dhe “Asistence teknike per sherbimin Internet” paraqiten ne cdo kohe ( sherbimi 24 oresh);
  • Ankesat per vendimet apo veprimet e Operatorit per aksesin apo veprimit te kryer nga Operatori.
  • Ankesat per faturim paraqiten deri ne fund te muajit te dyte pasardhes te fatures se ankimuar.
  • Ankesa per mos riparim te difekteve te paraqiten menjehere pasi mbaron afati sipas pikave perkatese te kontrates.
  • Ankesat e tjera, te cdo lloji qofshin paraqiten sa me pare.
  • Ankesat , ne varesi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat perkatese e Operatorit, mbeshtetur ne te dhenat e marra nga Deget apo Sektoret e tjere dhe konform rregullave behet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve te parashikuara ne Kontraten e Pajtimit.

4-Afati i nformimit me shkrim te Pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit te ankesave sipas pikave 2.b, 2.c,2.d, dhe 2.e eshte brenda 15 diteve nga marrja e tyre.

5.Operatori mban nje rregjister te vecante per ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e., dhe pergjigjet e dhena me shkrim sipas pikes 4, duke i dhene seciles nje numer refernce.

6- Pajtimtaret kane te drejte qe, ne perputhje me percaktimet ne kontrate per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, te ankohen ne gjykate per vendimin e marre nga Operatori.